Pasi zgjedhjeve të 14 Majit që i humbi thellë, Sali Berisha tani ka gjetur "një tjetër kauzë" për të justifikuar dështimin.
Ai ka deklaraur ditën e sotme se do të ngrihen në protesata.
Berisha për të disatën herë pretendoi se rezultati i 14 Majit është i manipuluar nga mazhoranca dhe se për këtë opozita do të fillojë me protestat.
“Sigurisht do ngrihemi, do ngrihemi në një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve që tashmë është i njohur Edi Rama dhe qeveria e tij. Kam besim se demokratët janë të gatshëm, se mbi 500 mijë idealistë që në këto kushte qëndruan të pamposhtur do t’i japin kthesë vendimtare vendit”, tha Berisha.
Në takimin e sotëm me kryetarët e degëve, kandidatët e opozitës në zgjedhjet lokale si dhe kryetarët demokratë në disa bashki të vendit, Berisha tha se e përshëndet rezolutën e Parlamentit Europian.
Sipas tij, në rezolutën e miratuar më 24 Maj janë paraqitur problemet më madhore të vendit.
Berisha citoi se Parlamenti Europian në raport shkruan se aktorët shtetërorë nuk duhet të ndërhyjnë në procesin zgjedhor.
“Javën e shkuar, Komisioni i Jashtëm i PE miratoi raportin për Shqipërinë 2022. Tekst i paraqitur nga deputetja socialiste Isabel Santos u shtua me amendamente të Partive Popullore Europiane.
Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, raporti thekson se në Shqipëri duhet garantuar liria e partive të paraqiten në zgjedhje pa ndërhyrjen e aktorëve të tjerë shtetërorë. Ky pasazh i atribuohet PD-së. Për shkak të afateve, nuk janë paraqitur problematikat e shumta të zgjedhjeve. Parlamenti Europian kritikon vendimin për rrëzuar hetimin parlamentar për skandalin McGonigal. Parlamenti Europian është i skandalizuar me kontratën e Portit të Durrësit me një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi kjo kontratë shkel MSA-në. Gjithashtu në raport thuhet se projekte si ai i Portit të Durrësit, duhet të zbatojë ligjin e prokurimeve publike. Parlamenti Europian shpreh shqetësimin për regresin e lirisë së medias dhe shprehjes. Raporti shpreh shqetësim se nuk ka progres në luftën kundër larjes së parave të krimit.”, tha ai.
Lini një Përgjigje