Teksa Partia Demokratike po shkon drejt humbjes së katërt radhazi në përballjet e saj me mazhorancën socialiste, Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve Flamur Noka renditi të gjitha problematikat e procesit zgjedhor të 11 majit.
Nga Parku Olimpik aty ku po numërohen votat e Diasporës, Noka u shpreh se fitorja erdhi si pasojë e punës dhe programit.
“Në një sistem demokrat gjëja e parë ku ndodh një proces zgjedhor çdokush duhet të diskutojë a u bënë zgjedhje të lira dhe demokratike?!
Pasi të diskutohet kjo dhe të konludohet dhe më pas të diskutohet për fajet e njërit apo tjetrit.
Gjëja më e tmerrshme është që në këtë vend një sistem kriminal patronazhimi i organizuar me banda, një shtet i tërë i kthyer në një makineri elektorale ishte gjithkund për të deformuar vullnetin e shqiptarëve.Çfarë ishte në këto zgjedhje që Edi Rama dhe rilindja nuk dhanë në fushatë një program? Pse? Sepse Edi rama nuk kishte asnjë shqetësim çështjen e rezultatit sepse e kishte mbyllur këtë me kohë.
Ai vrau votën dhe vullnetin e lirë.Së dyti vendimi qeverisë për faljen e gjobave është një vendim për vota i pastër që Kodi Zgjedhor e ndalon. Po 100 mijë lekëshi që iu dha pensionistëve për fushatë a nuk është blerje vote?”, theksoi Flamur Noka për Ora News.
Ndërkohë që po vijon numërimi i kutive të fundit në vend, rezultatet paraprake tregojnë për një fitore të bindshme të PS-së.Deri më tani janë numëruar 4890 QV nga 5225 që janë në total në Shqipëri, Partia Socialiste kryeson duke marrë 52,15% të votave, koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri tani ka marr 34,41%.
Sipas këtyre të dhënave, Partia Socialiste mund të sigurojë 82 mandate, pra një shumicë absolute për vendimmarrjen në parlament, ndërsa PD-ASHM mund të sigurojë 52 mandate.
Lini një Përgjigje