Dosja e zezë10 Shkurt 2024, 17:19

I biri, Amant Josifi, në kërkim dhe i sekuestruar nga SPAK; e ëma, Pranvera Strakosha, Drejtoreshë e Administratës së Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
I biri, Amant Josifi, në kërkim dhe i sekuestruar nga SPAK; e
Pranvera Strakosha dhe Amant Josifi /

Ky rast, provoi se dhe mafia e “Call-Center” në Shqipëri e ka qendrën te familja kryeministrore, përfaqësuar nga Olsi Rama, si ortak i Amant Josifit dhe drejtues në hije, i krejt grupit të strukturuar kriminal që ka mashtruar e vjedhur mijëra qytetarë të vendeve të BE...

Sot, SPAK njoftoi se ka mbyllur hetimin dhe ka dërguar për gjykim, grupin e strukturuar kriminal “Call-Center” të drejtuar nga Amant Josifi, i cili rezulton se ka  vjedhur miliona Euro, nëpërmjet mashtrimit që i ka bërë qytetarëve të disa vendeve të BE.

Sipas dosjes penale, ndaj Amant Josifit dhe grupit të tij kriminal, janë bërë 173 kallëzime nga Bavaria, për mashtrim e vjedhje të 6.1 milionë Euro, me platformat elektronike “Aurum Pro”, “Fianxis”, “AG Markets”, Capital Markets Banc”, “Centro Banc”, “Crypto kartal”,

Por edhe shumë kallëzime, nga shtetas të Spanjës, Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë rënë viktima të mashtrimeve të tij, zbuluar fillimisht nga Spanja e Gjermania para 2 vitesh.

Kreut të grupit kriminal Amant Aleksandër  Josifi, i janë gjetur dhe sekuestruar 2.2 milionë Euro e 28 milionë lekë, si dhe disa biznese e shumë pasuri të paluajtshme, ndërkohë që nga EUROJUST dhe agjencitë e shteteve të personave të mashtruar, janë në gjurmim pasuri të tjera që ka jashtë Shqipërisë.

Me këtë dosje, u vërtetuan faktet që denoncoi “Pamfleti” shumë herë; për aktivitetin kriminal të vjedhjes së miliona Euro, që Amant Aleksandër Josifi, mik dhe këshilltar i ish-ministres Olta Xhaçka e ortak i Olsi Ramës, ka  bërë nëpërmjet mashtrimit me rrjetin “Call-Center”.

Në njoftimin e SPAK, thuhet se janë sekuestruar subjekte tregtare, pasuri të paluajtshme e llogari bankare, në administrim dhe pronësi të Amant Josifit, të familjarëve e të afërmve të tij, që dyshohen se ia kanë fshehur.

Ndër familjarët e tij të sekuestruar, është dhe e ëma Pranvera Starkosha (Josifi), me detyrë Krye-komisionere e Mbikëqyrjes së Administratës Shtetërore, përzgjedhur e emëruar nga Kuvendi, detyrë në të cilën është prej 9 vitesh.

Tashmë, Pranvera Strakosha është objekt i dosjes penale të SPAK-ut, si përfituese e pasurive me burim veprimtarinë e organizuar kriminale të djalit të saj Amant Josifi; i cili u ka vjedhur miliona Euro, shumë shtetasve të vendeve, nëpërmjet mashtrimit me grupin e tij “Call-Center”.

Duke qenë në këto pozita të rënda penale e morale, bëhet kjo pyetje drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla: - A do shkarkohet Krye-komisionerja e Mbikëqyrjes së Administratës Publike, Pranvera Starkosha (Josifi), pas sekuestrimit që SPAK i bëri asaj dhe të birit, të cilësuar drejtues i grupit të strukturuar kriminal “Call-Center”?

Së pari, shkarkimi i saj nga detyra dhe përjashtimi nga administrata e lartë shtetërore, përcaktohet në ligjin  Anti-mafie dhe në Ligjin e dekriminalizimit.

Së dyti, nëpërmjet këtij funksioni të lartë shtetëror, ajo nuk ka moral të kontrollojë institucionet dhe entet publike, për zbatimin e ligjshmërisë së punësime e emërimeve në administratë.

Ky rast, provoi se dhe mafia “Call-Center” në Shqipëri e ka qendrën te familja kryeministrore, përfaqësuar nga Olsi Rama, si ortak i Amant Josifit dhe drejtues në hije, i krejt grupit të strukturuar kriminal që ka mashtruar e vjedhur mijëra qytetarë të vendeve të BE./Pamfleti

spak amant josifi pranvera strakosha