Të vegjlit, nuk kanë pasur asnjë mundësi të vjedhin gjithë pasuritë e mëdha të këtij vendi, pa rënë dakord me të mëdhenjtë...
Meqë gjithë hajdutëve u dihet emri dhe SPAK po bën përzgjedhje jo sipas pritshmërive të publikut, por sipas shijeve të prokurorëve, kryehajdutin po e lëmë pa emër sot.
Kjo për dy arsye:
1- Është aq i njohur jo vetëm nga fshatarët, por edhe nga gjiganti i teknologjisë Google.
Provoni klikoni kryehajduti shqiptar, dhe informacioni është edhe aty, se është bërë më i famshmi i Botës ky.
2- Meqë është njohës i shkëlqyer i vlerave antike të anti vlerave, për të mbledhur sintetiken e fuqive që përtypin servilizmin, dhe i pa përgjegjshëm kur fshati i zë në fyt zellin e zhvatjes në zhvarrimet e ndonjë skandali qeveritar.
Kacafytjet për kacambytje po na plakin shpejt edhe SPAK-un.
Ngutja për të përtërirë partinë plakë, po e detyron SPAK-un të merret me ca vocërrakë patetikë, me patenta të blera tek kryehajduti dhe që ndërkombëtarët i kanë zënë në shpejtësi të tejkaluar në autostradën e hajdutërisë.
Ilir Beqja dhe Fatmir Mediu, prej kohësh janë në paradhomë të një paketimi të pakuptimtë, si bullunga të bulonit që shtrëngon skajet mes SPAK-ut dhe kryehajdutit.
Edhe ata ‘peshq’ që servirë kjo drejtësi, janë prerë në fileta të holla.
Lali Eri dhe Altin Dumani, vjedhin çdo ditë 80 000 euro nga inceneratori i Tiranës që nuk është fare, bëjnë kurban ca drejtorë që kanë ngrënë ca thërrime nga llokmat që u jep krye hajduti, për të gdhendur fetishin hyjnor të djajve të vegjël, që kruajnë brirët nëpër portofole prokurorësh.
Prokura e përfaqësimit të Altin Dumanit, i ngjan Kushtetutës që i rri peqe kryehajdutit, ende pa emër vetëm për SPAK-un.
Me pak fjalë, duam të themi, se ende drejtësia nuk e ka nxjerrë syrin në cep të horizontit.
Këta të vegjlit, nuk kanë pasur asnjë mundësi të vjedhin gjithë pasuritë e mëdha të këtij vendi, pa rënë dakord me të madhin.
Pra, vetëm kur kryehajduti të thirret në SPAK, aty fillon drejtësia./Pamfleti
Lini një Përgjigje