TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Maj 2025, 20:47

"I gjithë shteti u angazhua në mbështetje të Ramës", Noka: Ja pse nuk i bojkotuam zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti

"I gjithë shteti u angazhua në mbështetje të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se pavarësisht se e dinte që me Edi Ramën nuk do të kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme, opozita mori pjesë në to.

“E kemi thënë vazhdimisht, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe demokratike. Por kemi një rezolutë të Kuvendit Kombëtar, që bojkotin e ndalojmë. Ne hymë në këtë proces dhe ja ku jemi sot, me fakte dhe prova të pakundërshtueshme, që në Shqipëri u zhvillua një farsë”, tha Noka për “A2 CNN”.

Sipas Nokës, i gjithë shteti u angazhua në mbështetje të PS për 11 majin. Ai theksoi se janë 4 rezoluta që kundërshtojnë farsën politike.

“Arbitri u shndërrua në shtet elektoral. Që nga punonjësi më i thjeshtë i administratës. Partia Demokratike, në zgjedhje të lira dhe të ndershme, fiton. Por në farsë, kurrë, në vendet ku qeveria zhvillon farsa, kjo nuk ndodh. Janë 4 rezoluta... Narkoregjimi nuk ka shumë ndjeshmëri për rezoluta apo qasje të tjera, për qeveri demokratike. Megjithatë, rezoluta e Valencias, e Partive Popullore, vuri pikat mbi i dhe paralajmëroi që në Shqipëri, ky narkoregjim, zhvillojnë vetëm farsa”, u shpreh ai.


Lini një Përgjigje