
Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka trazuar ujërat në politikë ditë e fundit. Ai garoi në 11 maj në listë të hapur, por nuk hyri dot në Parlament. Por ka deklaruar se do të vijë shpejt dita të marrë mandat, pasi ka emra që do arrestohen në radhët e PD.
Ai ka reaguar sërish sot, duke ju përgjigjur atyre që e kanë kritikuar për të tilla qëndrime.
“Pas postimit tim, disa nga këta bythecë politikanë që kanë prej vitit 2001 deri në 2025 që vegjetojnë duke “vjedhur” mandate tek PD, u kishte ardhur goja dhe derdëllisnin duke dhënë “receta” se duhej bërë fushata nga ne “provincialët” e listave të hapura, kur vetë nuk takojnë asnjë qytetar dhe harrojnë se vendlindjen e tyre e kanë nga fshatra ku zbret dhia me frena dore; por ju duket sikur kanë lindur në Vjenë, meqë kanë jetuar në luks nga paratë e vjedhura të taksave të shqiptarëve. Pa gjumë do të rrini deri në shtator, kokrra hajdutësh e ish-spiunë të pështirë të sigurimit”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje