TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Maj 2025, 20:42

Jorida Tabaku i përgjigjet Adriana Kalasë dhe jep mesazhin e fortë: PD ka nevojë për frymë të re!

Shkruar nga Pamfleti

Jorida Tabaku i përgjigjet Adriana Kalasë dhe jep mesazhin e

Tabaku reagon pas sulmeve dhe kërkon të shihet edhe brenda partisë...

Pas sulmeve që po i bëhen përditë nga njerëz dhe media pranë Berishës, Jorida Tabaku ka dhënë sot sinjalin e parë se ajo nuk mendon si shumica.

Sipas saj, patjetër që nuk pati zgjedhje, por qeveria përdori gjithçka për rrëmbimin e votës. Megjithatë, shprehet se ka ardhur koha që PD të marrë mësime. Në një intervistë, ajo duket se ka dërguar një sinjal Berishës se PD ka nevojë për frymë të re.

Opozita do të bëjë maksimumin e saj. Ato mandate janë të fituara me shumë luftë. Por nuk duhet të harrojmë që duhet të përdorim mënyra të reja, një frymë të re, edhe për qytetarët, shqiptarët, që janë në mandatin e katërt pa rotacion politik. Këtë shpresë nuk mund të mos e ofrojmë ne. PD duhet të jetë patjetër alternativa politike. Partia Demokratike duhet të luftojë çdo ditë, duhet të punojë çdo ditë sikur është dita e fundit e fushatës. Nuk kemi zgjidhje tjetër, përveçse të luftojmë çdo ditë. Kërkesa çdo ditë për zgjedhje të parakohshme, kërkesa çdo ditë për qeveri teknike, por kjo e shoqëruar edhe me alternativën tonë”, tha ajo.

Ajo pati dhe një përgjigje për Adriana Kalanë dhe të gjithë ata që e sulmojnë. E pyetur për faktin se ka pasur zëra nga brenda PD që kanë kontestuar edhe rezultatin e saj personal, Tabaku tha: “Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh transparencë. Komenti im i vetëm është të bëhet transparencë për gjithë Tiranën. Kam shumë besim te integriteti i numëruesve të Partisë Demokratike, te strukturat, kështu që jam shumë e hapur për transparencë totale”.

Më tej ajo u shpreh se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë, duke filluar nga mënyra se si u organizuan.

Ishte një mundësi e humbur për Shqipërinë, për të organizuar zgjedhjet. Sepse ishte hera e parë që organizoheshin me negociata të hapura. Dhe zgjedhjet janë element kryesor në grupkapitullin e parë. Prandaj do të kisha menduar që edhe për hir të kësaj retorike që qeveria ka mbajtur për integrimin, sjellja do të kishte qenë komplet ndryshe nga ajo që ndodhi. Nga ana tjetër, unë e konsideroj integrimin si rrugën e vetme për ta ndryshuar Shqipërinë. Sepse nuk njoh instrument më të mirë se si të ketë më shumë kontroll, monitorim në Shqipëri. Qoftë edhe për korrupsionin zgjedhor dhe krimin e organizuar”, u shpreh ajo në ‘A2CNN’.

Lini një Përgjigje