Politike 2 Shtator 2023, 13:40

I mori vendin në krye të Grupit Parlamentar, Bardhi i përgjigjet Bashës: Mos gënje veten

Shkruar nga Pamfleti

I mori vendin në krye të Grupit Parlamentar, Bardhi i përgjigjet

Gazment Bardhi ka reaguar pas ndryshimeve statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të PD, sipas të cilave Basha duket se i ka marrë kompetencat e kryetarit të grupit parlamementar duke ia shtuar vetes.

Në një nen të miratuar propozohet që kur Partia Demokratike të jetë në opozitë, kryetari i grupit Parlamentar të jetë vetë kryetari i Partisë.

"Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme. Mbi të gjitha, mos e gënjeni veten", shkruan Bardhi.

Kujtojmë se, Kuvendi Kombëtar i PD i mbledhur të shtunën nga kreu i saj Lulzim Basha ka miratuar të gjitha ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike.

Më ndryshimin e statutit, Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë, post të cilin e mbante Gazment Bardhi.

Një tjetër ndryshim statutor që pritet të miratohet është e përjashtimi nga anëtarësia e atyre që kanë kandiduar për subjekte të tjera. Po ashtu kryesia cakton edhe datën e zgjedhjeve jo më vonë se 6 muaj nga vakanca.

 

basha bardhi grupi parlamnetar pd