
Sot Lulzim Basha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’, ku pritet që të miratohen ndryshimet statutore. Ta pranishëm në mbledhjen e Kuvendit janë 9 deputetë, përveç Bashës. Vihet re mungesa e Enkelejd Alibeajt. Surprizë ishte deputetja Ori Nebiaj, e cila ka braktisur Bardhin dhe i është bashkuar Kuvendit.
Deputetët pjesëmarrës
1. Lulzim Basha
2. Oriola Pampuri
3. Andia Ulliri
4. Merita Bakiu
5. Kreshnik Collaku
6. Flutura Acka
7.-Ori Nebiaj
8. Eralda Bano
9. Arbi Agalliu
10. Selaudin Jakupllari
Kryetari i PD Lulzim Basha u ka kërkuar falje në Kuvendin Kombëtar të PD demokratëve dhe shqiptarëve, për të gjithë luftën e brendshme të bërë në PD me Sali Berishën, sipas tij për karrige dhe zyra brenda vetes.
Basha tha se qëllimi i PD-së është që t’u ofrojnë shqiptarëve një alternative për qeverisjen e tyre. Sipas Bashës duart e pista të politikës së vjetër nuk fshihen pas baltës që hedhin ndaj PD-së.

Lini një Përgjigje