TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 14:33

Sulmi ndaj ambasadorit të BE, Berisha përjashtohet nga Kuvendi

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi ndaj ambasadorit të BE, Berisha përjashtohet nga Kuvendi
Sulmet ndaj Gonzatos, Berisha përjashtohet nga Kuvendi

Kreu i PD, Sali Berisha është përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi pas deklaratës për ambasadorin e BE, Silvio Gonzato.

PS argumenton se deklaratat e Berishës ishin fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj diplomatit evropian, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të tij por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit. Ky veprim, thotë PS, përbën shkelje të rëndë të etikës dhe cenim të drejtpërdrejtë të parimeve të sjelljes së deputetit të përcaktuara në Kodin e Sjelljes dhe në Rregulloren e Kuvendit.

“Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve të nenit 65/1, Përjashtim nga pjesëmarrja ne komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë.”, thuhej në kërkesës e PS.

Berisha tha brenda dhe jashtë Kuvendit se Gonzato nuk mund t’i impononte shoqërisë shqiptare bindjet e veta personale. Deklarata e tij solli edhe reagimin e Komisioneres së BE për Zgjerim, Marta Kos, e cila tha se linjëzimi i legjislativit të Shqipërisë me këto parime të BE, është pjesë e procesit të pranimit në Union. U pasua më pas edhe me reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndjesë për sjelljen e kundërshtarit të tij dhe përdorimin e emrit të ambasadorit për një qëllim të ulët.

sulmet ndaj gonzatos berisha përjashtohet nga kuvendi

Lini një Përgjigje