TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2025, 10:39

Sulmi ndaj gazetarëve në protestën e PD, Berisha 'u tërheq veshin' të tijëve: Duhet të ketë kujdes me reporterët!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi ndaj gazetarëve në protestën e PD, Berisha 'u
Kryetari i PD, Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha pas paraqitjes së tij në GJKKO, në kuadër të procesit politik të iniciuar ndaj tij, është pyetur edhe për përplasjen e eksponentëve të PD me gazetarët në tubimin e 16 Majit.

Sipas Berishës, çdo politikanduhet të ketë kujdes me reporterët sepse ata janë kontribues të çmuar.

'Personalisht, kam falënderuar me sinqeritet gazetarët për kontributin që kanë dhënë në denoncimin e farsës elektorale. Ata kanë qenë kontribues i çmuar, ato kronika të tyre kanë qenë të çmuara. Të sugjeroj të lexosh raportet e OSBE çfarë thonë për mediat në Shqipëri. Ato thonë se mediat u sollën si diktaturë. S’e kam për gazetarët e kronikës, unë i përjashtoj gazetarët e kronikës, ka prej tyre që kanë rrezikuar veten në raportimet që kanë bërë. E thotë raporti si asnjë tjetër. Unë nuk e kam të gjithë episodin parasysh, por ju në këtë anë keni bërë pyetje dhe keni marrë përgjigje për çdo pyetje. Çdo politikan duhet të ketë kujdes të veçantë në marrëdhëniet me gazetarët. Por besoj se gazetari s’duhet të marrë porosi dhe të zbatojë porosi ku nuk është vendi se mund të shkaktojë gjaknxehtësi. Por marrëdhëniet me PD ju i keni pasur normale.' ,tha Berisha.

sulmi ndaj gazetarëve në protestën e pd

Lini një Përgjigje