Kreu i PD, Sali Berisha ka thënë sërish se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes, dorëheqjen, por Pirro Vengu nuk ia fishkëllon Edi Ramës.
"Natyrisht do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore, dhe ne do kërkojmë largimin e saj. Naryshisht s’kam prova që kjo është e përfshirë në skenarin e ekzekutimit të Danit në vendin më të sigurt, se aty janë profesionistë të tjerë që hyjnë në ato organizime. Por mënyra se si reagon kjo dhe si sillet, e bën përgjegjëse për të gjithë këto dështime që ndodhin.", tha ai.
Më tej Berisha tha se PD nga dita e hënë, do të nisë protestat. Berisha tha se ditën që do të ketë Kuvend, deputetët e PD dhe qytetarët do të protestojnë para Kryeministrisë.
“Këto janë disa nga zhvillimet më të fundit. Ndërkohë, dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve.
PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend, të situatës, të zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, narkoshteti i tij, ose ndaj kësaj narkodiktature ka vetëm një rrugë, protestë, protestë dhe vetëm protestë.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje