
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli që prej muajit shkurt, vijon të postojë video në platformën TikTok duke iu bashkuar trendeve të këtij rrjeti social.
Kësaj radhe Veliaj ka ndarë një video ku shfaqet me një rosak në duar në zyrat e Bashkisë dhe krahas saj shkruan “rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë”.
Me Nestin. A, Veliaj duket se i referohet personazhit anonim që e denoncoi në SPAK (Nesti Angoni), ndërsa një mesazh ka edhe për kundërshtarët e tij.
“S’jam i habitur që kundërshtarët e mi, me veç një certifikatë lindjeje dhe hidhërim brezash, nuk flenë dot nga ca video në TikTok. Rrini të tërbuar dhe mos u qetësoni kurrë”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Tik Tok.

@zeri_al Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej 10 shkurtit, ka zgjedhur të reagojë shpesh herë nëpërmejt rrjeteve sociale. Së fundmi me anë të një postimi në TikTok, kryebashkiaku ka folur për Nesti Angonin, personit që ka bërë denoncimin kundër tij me identitetin anonim. Veliaj shfaqet në videon e publikuar me një rosak në dorë, duke e quajtur atë Nesti. #zerimedia #zeri #tirane #erionveliaj ♬ original sound - ZËRI
Lini një Përgjigje