TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2025, 10:52

KAS shqyrton ankimimin për Elbasanin, debat mes Rusmailit dhe përfaqësuesit të PD: Me këto skema do shkosh në Kushtetuese?

Shkruar nga Pamfleti

KAS shqyrton ankimimin për Elbasanin, debat mes Rusmailit dhe

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) zhvillon sot seancën për shqyrtimin e kërkesës ankimore të depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore për kundërshtimin e miratimit të Tabelës Përmbledhëse të rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Elbasan për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin, të datës 11 maj 2025.

Në këtë seancë nuk kanë munguar përplasjet mes anëtarit të KAS, Ilir Rusmailit dhe përfaqësuesit të PD Marash Logut.

Seanca është shtyrë me 10 minuta teksa mësohet se Rusmaili iu drejtua Logut duke i thënë se duhet të qetësohet dhe përgatitet të mos krijojë incidente.

"Duhet të vendoset qetësia në sallë, qetësi dhe komunikim korrekt me njëri tjetrin, po flet nga vendi pa leje, kjo tregon nervozizëm. Duhet të qetësohesh dhe përgatitesh të mos krijosh incidente. Nuk janë të mira për procesin, do bëjmë 10 minuta pushim", tha Rusmaili.

Ndërsa, Logu iu kthye duke i thënë se me këto skema nuk shkohet në Gjykatën Kushtetuese.

"Kujton se me këto skema do shkosh në Gjykatën Kushtetuese? S’ke për të shkuar t'a harrosh", tha Logu.

Pas debateve, mbledhja u ndërpre për 10 minuta.

 

 

 

Lini një Përgjigje