TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2025, 07:20

Gara kundër PS, Agron Shehaj: Vetëm me një kandidat të përbashkët mund të fitojmë Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Gara kundër PS, Agron Shehaj: Vetëm me një kandidat të
Agron Shehaj

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shuar zërat se ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale për Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Shehaj u pyet mbi mundësinë e përfshirjes së tij në garën për kryetar bashkie, por e përjashtoi kategorikisht këtë opsion.

Në analizën e tij, Shehaj vuri theksin te nevoja për bashkëpunim mes të gjitha forcave opozitare dhe mbështetjen e një kandidature të përbashkët, jo politike, me qëllim maksimizimin e shanseve për të fituar Bashkinë e Tiranës.

Ai e konsideroi këtë si alternativën e vetme reale për një përmbysje të balancave aktuale në kryeqytet.

“Jo, nuk kam ndër mend të kandidoj. Mendoj se mundësitë që opozita të mundë kandidatin e PS-së janë shumë të vogla sidomos në kushtet që jemi, ku thjesht shohim rezultatet e zgjedhjeve të Tiranës. Ekziston një mundësi për këtë, dhe mundësia është nëse ne do vendosim të gjithë bashkë të kandidojmë dhe mbështesim një kandidat jo politik. Të gjejmë një kandidat, anëtar të asnjë partie politike, por një kandidat teknik që gëzon respektin e shoqërisë shqiptare”, deklaroi Shehaj.

agron shehaj kandidati për bashkinë e tiranës

Lini një Përgjigje