
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka nxjerrë bllof kandidaten për bashkinë e Tiranës, Lajla Përnaska e cila kandidon nën logon e kësaj partie duke thënë se ish-deputetja është mbështetur nga kjo forcë politike por nuk është kandidate e tyre.
I ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv, Idrizi ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur ta mbështesë Përnaskën, duke i ofruar të gjitha mundësitë që të regjistrohet.
Kreu i PDIU, ka deklaruar se janë të mendimin që duhet të kenë sa më shumë zëra që shkojnë përtej elektorateve PD-PS, por që synojnë elektoratin gri, duke shtuar se kjo është një mundësi më e mirë për qytetarët.
“Vij nga një njohje e gjatë si komshie dhe politikë, kemi bashkëpunuar në Këshillin e Europës, është një politikane e formuar, e cila donte të bëhej pjesë e kësaj gare. Ishte një iniciativë e saj dhe pranova që ta mbështesnim për regjistrimin, edhe fushatën ajo e ka bërë vetë, jo me strukturat tona. Nëse ne do shohim sot ne kemi 2 kryesorët që po i drejtohen njëri tjetrit dhe shumë pak elektoratit. Ndërkohë fushata ka sjellë që blloqet me militantët të bëhen bllok, e thënë kështu duket sikur nuk ka garë se militantët do votojnë sipas partisë, pjesa gri që është shumë e vëmendshme te programet të jetë pasive dhe do e shohim edhe në pjesëmarrje në votime. Është shumë mirë kështu që të futen sa më shumë aktor, dhamë mundësi që të jetë një zë ndryshe", tha Idrizi.
Lini një Përgjigje