TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2023, 14:09

Kush është pasardhësi i Ramës në krye të PS? Fatmir Xhafaj: Kryeministri nuk ka thënë ende që po largohet

Shkruar nga Pamfleti
Kush është pasardhësi i Ramës në krye të PS?
Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka folur për lajmet se kush është personi që do të zëvendësojë Edi Ramën në krye të Partisë Socialiste.

Sipas deputetit të PS, Rama është ende kryetar partie dhe nuk ka dhënë ndonjë deklaratë tërheqjeje.

“Rama është ende kryetar partie dhe Rama nuk ka thënë që po largohem. Është një diskutim absurd që bëhet i nxitur nga media dhe një pjesë e opinionistëve mediatikë për ta bërë më të këndshëm debatin e mbrëmjeve në studiot televizive dhe një lloj diversioni brenda PS. Veliaj dhe gjenerata e tij kanë ambiciet e tyre. Por sot po flasim për ambicien e kryetarit bashkiak në një mandat të tretë. Kur të vijë koha do të vijë momenti të diskutohet brenda PS se kush dhe çfarë bën.”, tha Xhafaj për A2 CNN.

Më herët analisti Baton Haxhiu duke folur për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 majit, është shprehur se, Rama e ka vendosur veten në krye të fushatës, sepse nuk e ka përcaktuar ende se kush do të jetë trashëgimtari i tij në PS.

“Do ndaloj në disa elementë të kësaj fushatës. E para, që duhet të krijojë një fushatë është besimi. E dyta është se nuk ka fushatë mes kandidatëve lokalë, nuk ekziston, as për programin, as çfarë ka ndodhur në 4 vitet e kaluara. Fushata është për mandatin e 4-të. Figura e Ramës me të gjithë kryetarët e bashkive, po tregohet qartë se në PS-ja ende nuk është përcaktuar për trashëgimtarin e saj. E ky fakt, sjell që figura e Ramës është duke u përgatitur për pas datës 14 maj. Për faktin që fushata ka liderin dhe një kandidat për bashki, kjo i bie se njerëzit që kanë besim tek Edi Rama, po shikojnë liderin e PS-së si kandidat për mandatin tjetër’’, tha Baton Haxhiu.

 

 

 

fatmir xhafaj edi rama ps

Lini një Përgjigje