
Është zhvilluar ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Jashtëm.
Në Komision ka pasur dhe një përplasje mes kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe drejtuesit të komisionit, Igli Hasani.
Teksa Hasani po hapte votimin, Balla i ndërpreu fjalën duke iu drejtuar Shehajt, i cili u ngrit në këmbë për tu larguar. Në këtë moment Hasani ndërhyri duke ngritur zërin dhe duke i kërkuar Ballës që të ndalonte dhe t’i lejonte të vazhdonte me drejtimin.
Pjesë nga debati:
Hasani: Le të fillojmë procesin e votimit
Balla – Shehajt: Hë mo nuk do të votosh ti? Ulu voto
Hasani: Taulant të lutem tani. Më lër të vazhdoj ta bëj këtë. Rri të vazhdojmë. Nuk do të ulet, lerë të iki.
Balla: Qetësohu
Lini një Përgjigje