Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon sot seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës është parashikuar që të kalojë projektligji për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Në foltoren e Kuvendit, nuk i ka kursyer talljet ndaj opozitës, të ciliëve u tha se sot do votojnë pro ratifikimit të aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes.
“Në fillim thatë nuk ka ftesë, se unë jam mësuar me ju, ua jap pak nga pak. Doli ftesa, jo po këtë ftesën e ka gjithë bota. Tani thonë nuk je tek bordi, ok. Por u ngatërruat se nuk e dini si strukturoren grupet ndërkombëtare, kanë një organigramë që nuk e kuptoni. Do ngrini kartonin dhe do votoni Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues i Bordit të Paqes në Shtëpisë së Bardhë, sot do ngrini kartonin.” tha ai.
Teksa ngriti tonet ndaj opozitës në formë tallëse, Rama vuri në dukje përparimin e Shqipërisë gjatë dekadës së fundit, nga një “ishull” negativ në hartën e botës, në një destinacion turistik me 12 milionë vizitorë, dhe nderin që vendi të jetë ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një mekanizëm ndërkombëtar për menaxhimin e krizave dhe promovimin e paqes.
"Ne e kemi çuar Shqipërinë e përkushtuar për paqen deri dhe në krye të OSBE-së apo në tryezën e Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku kemi nderuar flamurin dhe kombin shqiptar. Një dekadë më parë ky vend ishte një ishull që dilte në radarin e botës vetëm për lajme të këqija dhe shqiptarët shihesin si përfaqësuesit e atij ishulli të veshur vetëm me të zeza. Sot ai ishull ku numëroheshin si turistë edhe deputetët dhe kryeministri sa herë ktheheshin nga jashtë shtetit, është një Shqipëri me 12 mln turistë. Kjo Shqipëri tjetër u ka hequr shqiptarëve sëkëlldinë e emrit që pas shumë vitesh nëpër rrugët Evropës e shqiptojnë sot me kokën lart në çdo gjuhë të evropës. Pikërisht sot kur bota është trazuar dhe paqja është vënë në një presion ng katër anët, Shqipëria ftohet nga Presidenti i SHBA-së për tu bërë anëtar i një mekanizmi ndërkombtar si Bordi i Paqes. Ky është një nder i veçantë, dhe një mundësi për të kontribuuar për paqen.", tha Rama.
Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se do të udhëtojë drejt SHBA-së për tu ulur si anëtar i bordit të paqes.
"Unë nuk tallem kurrë me fitoret tuaja dhe sot do fitoni të vërteten e madhe që unë nuk do ta toleroj ushtrinë amerikane se do dorëzohem vetë dhe do më marrin me eskortë do me çojnë në Shtëpinë e Bardhë për tu ulur si anëtar i Bordit të Paqes.", tha ai.
I ka ardh fytyra Ramsit. Ngai zi ka fillu zbardhet. Ka marre nje doze oksigjen dje me ivanken. Po negocion per veten dhe familjen e tij. Ceta do i ngelet rrugeve, keq e me keq. Si e bere keshtu o pallosh?! Veshtire te shpetosh vetem ti. Njerezit do flasin se jo te gjithe e mbajne burgun, o palloshshshsh, o mendjeleht.