TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2025, 12:41

Incidente te protesta e ‘Shqipëria Bëhet’, protestuesit përplasen me policinë

Shkruar nga Pamfleti

Incidente te protesta e ‘Shqipëria Bëhet’, protestuesit

Shqipëria Bëhet protestë para Kryeministrisë

Partia ‘Shqipëria Bëhet’ po mban protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë.

Protesta ka nisur me tensione, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë duke i shtyrë dhe tentuar që të afrohen në godinën e Kryesisë së Kuvendit.

Me thirrjet “Edi Rama o hajdut, Edi Rama o frikacak”, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të qeversisë.

Protesta ka agravuar pasi protestuesit pretendojnë se policia ka tentuar që t’u heqë foninë dhe podiumin e ngritur, ku kreu i kësaj partia Adriatik Lapaj, po mbaj fjalim, me thirrje që Edi Rama të largohet.

Gjatë fjalës së tij Adriatik Lapaj tha se tani më është koha e së mirës kundër së keqes.

Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti. Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale”, tha Lapaj.

4 Komente

  1. H
    Hasan hyseni

    Kesaj levizje duhet ti bashkohet gjithe populli qe vuan pasojat e vjedhjeve maramendese te qeverise Rama ,nje nder15 qeverite me te korruptuara te botes, qe 12vite punon vetem per te vjedhur per vete dhe per klientet e saj .

    1. H
      Hasan hyseni

      Duhet patur kujdes nga organizatofet ,se ne protesta te tilla futet dhe kollona e peste qe mbajne fjalime qe po ti analizosh me qetesi jane te dyshimta.pergjegjesia eshte e organi,atoreve

      1. H
        Hysen Hasan

        Dakord jam edhe unë me Hasanin

        1. V
          Veterani i PS

          Kryesisht, të gjithë njerëzit që votuan për Rilindjen dhe PS duhet të protestojnë. Ky është një problem i socialistëve dhe ata duhet t'i kërkojnë Ramës: "3 terma ne votuam për premtimet tuaja "Shqipërinë që duam", "Rilindjen" dhe të tjera. Është një "mashtrim i kualifikuar" i vërtetë ndaj qytetarëve". Mbështetësit e PS duhet të dalin në rrugë para të gjithëve! Koha për auditim tani!

          Lini një Përgjigje