TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 13:10

Iniciativa “17+1”/ Rama "lojë me dy porta" në Berlin: Nuk do të largohemi nga bashkëpunimi me Kinën

Shkruar nga Pamfleti
Iniciativa “17+1”/ Rama "lojë me dy porta" në
Kryeministri Edi Rama me kancelarin gjerman Olaf Scholz

Kryeministri Edi Rama pas takimit në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka dhënë një konferencë për shtyp.

Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjermanë dhe një pyetjet kishte kishte të bënte me iniciativën “17+1” me Kinën.

Teksa lideri gjerman foli për paralajmërime për Pekinin në lidhje me luftën në Ukrainë, Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka ndërmend të largohet nga ky format edhe pse theksoi se Shqipëria është vendi nga të gjitha vendet e tjera të përfshira që nuk ka marrë asnjë investim.

Prandaj, kreu i qeverisë u shpreh se bashkëpunimi është normal me Kinën.

Pjesë nga pyetjet në konferencën e shtypit:

Pyetje: Shqipëria vazhdon të jetë pjesë e iniciativës 17+1 me Kinën. Ka vende që janë larguar dhe prandaj të di a do të jeni aktivë në këtë iniciativë dhe pse ngulni këmbë në një bashkëpunim kaq të ngushtë me Kinën.

Edi Rama: Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë publik madje duke bërë edhe thirrje për të gjitha vendet e rajonit për të zgjedhur një alternativë për 5G dhe faktikisht e kemi bërë këtë shumë kohë më parë. Kështu që në këtë aspekt nuk kemi asnjë problem. Nga ana tjetër është e vërtetë. Ne jemi pjesë e formatit “17+1” dhe nuk kemi ndërmend të largohemi edhe pse për hir të së vërtetë Shqipëria është vendi nga të gjitha vendet e tjera të këtij formati që nuk ka përfunduar asnjë investim. Nuk e di ku e bazoni këtë bashkëpunim të ngushtë me Kinën, pasi për arsye historike dhe psikologjike, bashkëpunimi ynë është fare-fare normal, dhe krahasuar me vendet e tjera është jorrelevant. Ideja që të largohemi nga forumi për të mbajtur qëndrim për çdo arsye më duket ide e gabuar. Mendoj se në botën ku jemi komunikimi, me të gjithë pa përjashtim, pavarësisht qëndrimeve, është A-ja. Besoj që vendet demokratike, vendet që besojnë tek vlerat e dialogut, janë ato që duhet të japin shembullin. Mendoj që komunikimi duhet të jetë gjithmonë dhe me këdo.

Vetë Rama pak javë në parë ka deklaruar se vendi ynë nuk sheh përfitime ekonomike nga ajo që ka mbetur nga blloku i bashkëpunimit ekonomik të Kinës "17+1" me vendet e Evropës Lindore, mirëpo ka bërë të ditur se Shqipëria do të mbetet në grupim si një kanal për dialogun me Pekinin.

Nisma17+1 e iniciuar nga Kina 8 vjet më parë, mes vendeve të Europës qëndrore lindore dhe ato të ballkanit perëndimor, shihet nga studiuesit si synim i qartë i saj për t’u rikthyer në skenën botërore si një lojtare e rëndësishme. Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë si dhe partneri i dytë tregëtar i BE pas SHBA. Nisma synon të nxisë interesat ekonomike të Kinës në këto vende ndaj dhe lufta tregëtare mes SHBA dhe Kinës sipas studiuesve del shpeshherë në sipërfaqe.

Lini një Përgjigje