TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 12:50

Berisha hedh poshtë ftesën e Alibeajt, Paloka: Futemi në koalicion me Metën!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha hedh poshtë ftesën e Alibeajt, Paloka: Futemi në

Një ditë pasi Enkelejd Alibeajt ftoi kandidatët e dalë nga primaret që të bëhen bashkë për zgjedhjet e 14 majit, deputeti Edi Paloka, nga krahu i grupimit të Sali Berishës e cilëson si pjesë e lojës së kryeministrit Edi Rama. Teksa refuzoi kategorikisht ftesën, Paloka ka theksuar se e gjitha është pjesë e hipokrizisë pasi vetë Alibeaj nuk i njihte Primaret.

Që kur del nga goja e Alibashëve nënkuptohet që është thjesht hipokrizi dhe koha e ka provuar këtë, vulën ua jep Rama. Janë hapur bashkëpunëtorë të Ramës dhe tani partitë propozojnë bashkëpunim me PD. E gjithë kjo është pjesë e lojës së Ramës për të shkatërruar PD dhe opozitën shqiptarë, këta janë bashkëpunëtorë dhe shërbëtorë të tij në këtë lojë. Si papritur këta pranojnë kandidatët e primares dhe kur bëheshin negociatat nuk i njihnin primaret. Është hipokrizi për ta dëmtuar PD në zgjedhje për të cilat tentuan ta linin jashtë në zgjedhje”.-tha Paloka për mediat

Paloka theksoi se janë në negociatat me partitë e tjera opozitare për të hyrë në koalicion në zgjedhje.

"Po bisedojmë me disa parti për koalicionin. PL dhe Partia e të Drejtave të Njeriut, janë dy kryesoret. Do gjejmë dhe formulën më optimale për t’u futur në koalicion. Por bisedimet janë me të gjithë aleatët dhe partitë opozitare”, shprehet Edi Paloka.

Ditën e djeshme në përfundim të mbledhjes me anëtarët e Kryesisë dhe disa deputetë të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj kërkoi nga grupi tjetër të PD-së që të distancohennga mesazhet e përçarjes dhe urrejtjes.

Ai shtoi gjithashtu se vendimi i Apelit për vulën nuk është fitore për asnjë, teksa ftoi grupin e Berishës që të dalin me kandidatë të përbashkët.  

zgjedhjet e 14 majit pd paloka

Lini një Përgjigje