Aktualitet22 Prill 2024, 21:41

Investigimi i “RAI3”, gazetari Çollaku: Agaçi ka shërbyer si garant për dhurimin e një toke, ka materiale të tjera që nuk janë zbuluar

Shkruar nga Pamfleti

Investigimi i “RAI3”, gazetari Çollaku: Agaçi ka

Gazetari Basir Çollaku, ka folur në lidhje me investigimin e fundit të RAI3 për Shqipërinë ku preken tema si qeverisja, krimi dhe emigrantët.

Ai shpjegoi se Engjëll Agaçi, i cili përmendet në reportazhin e publikuar, ka shërbyer si garant për dhurimin e një toke në pyllin e Sodës nga një i akuzuar për trafik droge drejt një ish-drejtuesi italian të autoriteteve. Ai theksoi se ka ende materiale që nuk janë zbuluar nga “RAI3”. 

“Kam biseduar me gazetarin italian gjatë kohës që ishte në Shqipëri, Agaçi ka qenë një nga avokatët e rëndësishëm në Itali, mund të mbrojë edhe trafikantë, kriminelë, etj. Puna është çfarë ndodh pasi ti e lë këtë detyrë, a mban lidhje me këta njerëz kur ke një detyrë tjetër. Siç theksoi edhe gazetari italian ish-shefi i Interpolit, Fabrizio Lizzit i është dhuruar një tokë në pyllin e Sodës prej 3 hektarësh ku do të bëhej një pikë e nisjes së skafeve. Toka ishte e dhuruar nga Artur Shehu, i akuzuar për trafik droge.

Ndërkohë që ishte edhe emri i tij, dyshimet e hetimit ishte se kishte të bënte me një zhvendosje emri për të mos dalë në kërkimet e Interpolit. Është bërë një hetim për këtë fondacion, drejtuesi i të cilit ishte Lizzi. Pra, prania dhe garanti njohës siç theksohet në reportazh ishte Engjëll Agaçi, njeriu që vinte nga bota e narkotrafikut. Ka ende materiale që nuk janë publikuar nga RAI3”, u shpreh ai. 

rai3