Aktualitet22 Prill 2024, 21:32

Investigimi i "RAI3", Pano Soko: Detaji më alarmant është që krimi ka përfaqësuesit e vet çdo institucion

Shkruar nga Pamfleti

Investigimi i "RAI3", Pano Soko: Detaji më alarmant

Përfaqësuesi i Nisma Thurje, Pano Soko, ka komentuar materialin e transmetuar nga emionioni investigativ italian RAI3. Ai tha se për të kuptuar qasjen ndaj luftës së vërtetë të qeverisë shqiptare, në çdo institucion shqiptar, krimi i organizuar ka përfaqësuesit e vet. Sipas tij këto ishin detajet më alarmnte, pasi të tjerat janë konsumuar nga mediat shqiptare.

“Ajo që ishte më e rëndësishme ishte dëshmia e Mandoi, këshilltar i kryeministrit në luftën kundër krimit të organizuar. Ai tha se nuk kam vajtur asnjëherë dhe nuk më ka pyetur njeri. Për të kuptuar qasjen ndaj luftës së vërtetë të qeverisë shqiptare, ai tha se në çdo institucion shqiptar, krimi i organizuar ka përfaqësuesit e vet. Këto ishin detajet më alarmante. Të tjerat janë të konsumuara nga mediat shqiptare. Kryeministri do të mundohet se ata janë kundër marrëveshjes dhe do të më godasin mua, por kjo nuk ka lidhje me interferimin e krimit të organizuar në qeveri. Ata e bënë të gjithë analizën e marrëveshjes, thanë na kushton 1 miliard euro, do të jetë për 5 vjet. Ata thanë se mund të mos konfirmohet marrëveshja. Kur të vjen këtu dhe të numëron gjithë problematikën e korrupsionit, këtu alarmohem”, tha Soko për "News24".

nisma thurje