TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 13:47

Dosja "Babale", Apeli pranon kërkesën e Salianjit për përjashtimin e relatores

Shkruar nga Pamfleti

Dosja "Babale", Apeli pranon kërkesën e Salianjit për

Ditën e sotme Gjykatën e Apelit shtyu sërish  gjyqi ndaj deputetit Ervin Salianji, në lidhje me atë që njihet si çështja “Babale”.

Deputeti, i Partisë Demokratike kërkoi përjashtimin e Relatores së trupit gjykues, Edlira Petri, nën argumentin se bashkëshorti i saj Sokol Sadushi është në konflikt interesi lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu, edhe përfaqësuesi i të pandehurit Jetmit Ollashi, avokati Indrit Sefa, paraqiti kërkesë për përjashtimin e Relatores së trupit gjykues, Edlira Petri.

Gjykata e Apelit bën me dije se në lidhje me këto dy kërkesa, në bazë të shortit elektronik, u vendos që çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Elona Mihali.

Me një vendim fajësie që i rëndon prej vitit 2019 dhe nuk ka marrë formë të prerë, Ervin Salianji nisi përballjen me Prokurorinë e Apelit që ngul këmbë se ai kreu kallëzim të rremë në dosjen Babale së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Dosja që tronditi politikën në atë kohë dhe që solli dorëheqjen e Fatmir Xhafës sipas prokurorisë nuk ishte gjë tjetër veçse një skenar që përfshiu dëshmitarin X dhe një shok të tij të joshur për përfitim personal.

Por Albert Veliu, njohur ndryshe si Babalja u largua për azil politik, kurse bashkëpunëtori i tij Fredi Alizoti i vetmi që bëri burg sipas gjykatës së apelit u tërhoq nga apelimi mbasi e ka vuajtur dënimin.

Në këto kushte politikani Salianji pret të jetë dyfish i akuzuar jo vetëm nga prokuroria por edhe nga njeriu të cilin ai e akuzoi, Geron Xhafa për të cilin Gjykata e Apelit kërkoi të njoftohet për nisjen e procesit mbasi ka statusin e viktimës dhe të dëmtuarit.

dosja apeli pranon kërkesën e salianjit

Lini një Përgjigje