TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 15:26

Apeli i dha vulën Alibeajt, Ristani presion KQZ-së për të regjistruar Berishën: Celibashi ta ketë mendjen në kokë

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i dha vulën Alibeajt, Ristani presion KQZ-së për të

Ish deputetit i PD-së, Arben Ristani, ka folur sa i takon situatës politike në Partinë Demokratike pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën, ku akuzoi grupin e Alibeajt si të lidhur me kryeministrin Rama.

Në një intervistë për “News 24”, Ristani e quajti grupimin e Enkelejd Alibeaj si të blerë nga Rama teksa shtoi se po gënjehen nga kryeministri me "karamele".

Grupi që thoni ju, janë ushtarë të Ramës që i mban dhe me karamele. Këta janë të bashkuar me Ramën dhe normalisht që nuk mund të bashkohen me PD. Ky grupim e ka ndarë mendjen se është kundër PD dhe pranë Ramës”, tha ai.

Gjithashtu Ristani komentojë edhe vendimin e Berishë për të dërguar kërkesën në KQZ, për tu regjistruar në zgjedhje me vulën dhe logon e PD-së, pavarësisht se vendimi i Apelit ja kaloi ato Enkelejd Alibeajt.

Ai i bëri thirrje Celibashit që të ketë mendje në kokë dhe të japë një vendim të denjë, që mos të rrezikojë opozitën.

Shpresoj që Komisioneri Zgjedhor të ketë mendje në kokë dhe të jetë i pandikuar nga Rama. Uroj që Rama mos të jetë në pushtet dhe të bëjnë gjoja që bëjnë garë elektorale, ky është fundi i demokracisë. Në opozitë nuk është vetëm PD-ja, por dhe partitë e tjera. PD e ka për detyrë që të bëjë opozitë në institucione, edhe pse parlamenti është i kapur. Ne do të vazhdojmë t’i drejtohemi dhe të ndjekim rrugën institucionale. Ne do marrin pjesë në zgjedhje. Do vijojmë dhe me protestën”, tha ai.

ristani berisha vula

Lini një Përgjigje