TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2025, 07:25

“Jam shpallur non grata”/ Kandidati për deputet e zbulon për herë të parë: Shkak, dokumentari i vrasjes së shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
“Jam shpallur non grata”/ Kandidati për deputet e zbulon
Aktivisti Aulon Kalaja

Aktivisti Aulon Kalaja që kandidon si deputet në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e PD, ka zbuluar për herë të parë në ‘Top Story’ se prej 8 vitesh është i shpallur non grata nga shteti grek.

Sipas tij, ky vendim ka ardhur pas aktivizmit që ka bërë kundër marrëveshjes së detit me Greqinë, por edhe një dokumentar për vrasjen e shqiptarëve nga shteti grek.

“Jam shpallur non grata nga aktivizmi që kam bërë kundër marrëveshjes së detit me Greqinë.  Nuk e kam thënë ndonjëherë publikisht dhe për shkak të një dokumentari të vrasjes së shqiptarëve në Greqi.

Kam vërtetuar sesi shqiptarët vriten atje. Janë 230 të vrarë. Sa herë kam marrë avokatë, janë tërhequr. Jam person i padëshirueshëm, kam pasur probleme sa herë kaloj kufirin në vende të tjera të Bashkimit Europian”-tregoi Kalaja.

aktivisti aulon kalaja “jam shpallur non grata”

Lini një Përgjigje