TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2025, 09:50

“Je bërë shumë herë meme”/ Muzhaqi: Të rinjtë në politikë duan t'i ulin

Shkruar nga Pamfleti

“Je bërë shumë herë meme”/ Muzhaqi: Të

Bora Muzhaqi, kandidate për deputete në listën e mbyllur të Partisë Socialiste, ka ndarë eksperiencën e saj për nisjen e karrierës politike në Shqipëri gjatë një interviste në Podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

Rama i kujtoi disa ‘meme’ ministres, ndërsa kjo e fundit u shpreh se çfarë nuk ka parë dhe nuk ka dëgjuar për veten e saj. Muzhaqi theksoi se duan të rinj në politikë, por sa herë del një i ri në politikë mendojnë si ta ulin.

“Edhe pse ti je e njohur më shumë se dy të tjerët. Je bërë edhe meme”, i tha Rama.

“Po e filloj që nga gjimnazi kam qenë ekselente. Që 15 vjeç i thashë prindërve dua të studioj jashtë, jo thanë. I binda si përfundim. Bëra gjimnazin në Angli me rezultate shumë të larta. Dëgjova thirrjen tuaj për studentët që studiojnë jashtë të ktheheshin në Shqipëri. Më intervistuan për një pozicion në Ministrinë e Financave por nuk mu duk interesante. Çfarë nuk kam dëgjuar e parë për veten time. Ne themi duam të rinj në politikë por sa del një i ri në politikë themi si ta ulim”, u shpreh Muzhaqi.

Lini një Përgjigje