TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Dhjetor 2025, 22:57

“Ka një shtresë tamponi midis Berishës dhe bazës”, Alimehmeti: Nuk ja tregojnë të gjitha, i kam thënë se duhet të takojë strukturat!

Shkruar nga Pamfleti

“Ka një shtresë tamponi midis Berishës dhe

Një ndër njerëzit të PD më të votuar në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, ka folur hapur për situatën brenda PD, ku sipas tij, është vendosur një distancë e thellë midis lidershipit dhe bazës së partisë.

Alimehmeti tha se që prej zgjedhjeve të 11 majit, nuk ka patur takime në bazë dhe këtë shqetësim ja ka ngritur dhe kreut të PD, Sali Berisha i cili ka lajmëruar nisjen e takimeve me bazën, këtë të martë.

“Berisha duhet të vendosë më shumë kontakt me strukturat, sepse ka një shtresë tampon që nuk ja përcjell shqetësimet e bazës, ia thonë me koeficentë. Kur shkon ai në bazë e merr më të plotë, por ka njerëz që nuk ja thonë të vërtetat e plota. Gjithë kjo shtresa midis kryetarit dhe pjesës tjetër nuk funksionon”, tha Ilir Alimehmeti.

Por Alimehmeti tha se shumë të deleguar të PD në qarqe dhe delegatë nuk arrijnë të mbledhin njerëzit.

“Shumë mirë që zbret në strukturat, dhe unë personalisht këtë i kam thënë, që duhet zbritur. Pse nuk e bëjnë të deleguarit e tij në qarqe, por e bën ai? Ai ndoshta zbret, por ata të tjerët nuk e di nëse i presin. Ndaj detyrohet ta bëjë kryetari i partisë. Nga ana tjetër ne e kemi të lehtë të takojmë strukturat, të mbledhim cilindo që ka bindje opozitare, që mund të atashohet. Ne e bëjmë të lehtë dhe këtë e tregon mbështetja e njerëzve, në politikë ky është tregues. Duhet të vijë dhe Berisha më shumë në kontakt me strukturat, se ka një shtresë tampon që nuk ja përcjell shqetësimet e bazës, ia thonë me koeficentë”, shtoi ai.

 

Lini një Përgjigje