
Deputeti demokrat Saimir Korreshi nuk ndalet. Gjatë seancës plenare ku deputetët kanë ngritur shqetësimet e qytetarëve, shumica e ligjvënësve opozitarë janë ndalur në situatën e përmbytjeve dhe mungesën e mbështetjes nga ana e strukturave të Qeverisë për banorët e prekur.
Duke folur për banorët e Lushnjes, Korreshi tha se janë bllokuar kanalet dhe ka probleme me ujin e pijshëm.
“O zoti kryetar do të kërkoj dhe një herë ndjesë ty se fjalimet e mia nuk flasin për hapje kapitujsh si kolegët e mi.
Më marrin banorët në telefon dhe më thonë deputet më duhen dy bote për të thith pusetat se ka vajt m*ti në gju, në Lushnjë në qendër ndodh kjo.
Si do ia bëjmë?
Bora zbardhi tej për tej fusha edhe male, Viti i Ri do të na gjejë duke dhjerë në hale… nga uji i pijshëm”, tha ai.
Lini një Përgjigje