TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2025, 19:36

“Mos prisni që Edi Ramën ta rrëzojë SHBA”, Berisha gjen sabotarorët e humbjes në 11 maj

Shkruar nga Pamfleti

“Mos prisni që Edi Ramën ta rrëzojë SHBA”,

Kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratët e njësive 8 dhe 9 në Tiranë, tha se Edi Ramën duhet ta largojmë ne nga posti i Kryeministrit, pasi nuk do të vijë askush këtu nga jashtë për ta hequr.

Referuar mesazheve të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, me rastin e festës së Pavarësisë, Berisha tha se tashmë SHBA e ka të qartë se këtu kemi një narko-shtet, ndaj dhe do të bashkëpunohet me institucionet ligjzbatuese për të luftuar kartelet e drogës.

“Pse nuk e dinë ata se kush e çoi avionin special në Aruba? Natyrisht që e dinë”, tha Berisha, duke shtuar “por mos prisni që SHBA dhe kushdo tjetër të vijë këtu dhe të rrëzojë Edi Ramën, pasi këtë duhet ta bëjmë ne”.

Por në fjalën e tij, kreu demokrat duket se ka gjetur edhe ata që sipas tij sabotuan fitoren e opozitës në 11 maj.

Berisha tha se PD do të bëjë analizën e plotë mbi rezultatin e zgjedhjeve, por pati nga ata që nuk punuan në fushatë, dhe menjëherë pas zgjedhjeve morën postet që iu dha Edi Rama.

"Prandaj në këtë analizë, sigurisht fushata zgjedhore dhe e gjithë veprimtaria zgjedhore duhet të analizohet nga ne, seksion në seksion, si i përmbushëm detyrat.

Pati rinumërime, numëruesit tanë dolën faqebardhë, treguan se e kanë bërë detyrën.

Në tërësinë e tyre, unë nuk them.

Po pati të tjerë që pas zgjedhjeve u emëruan drejtorë, ata qofshin.

Ata nuk punuan për fitoren e PD, ata pritën me çdo kusht grabitjen e mandatit dhe marrjen e postit të drejtorit.

Nuk kanë asnjë lidhje me ne.

Pati të tjerë që nuk u bënë drejtorë, ama në fushatë nuk punuan.

Bënë zgjedhje shumë të gabuar.

Dhe ne do ua themi atyre.

Ti në momentin e betejës ku ishe?

Zgjedhjet janë betejë.

Nga ana tjetër do shohim vetë ku kemi mungesa seksionesh, ku kemi mungesa në mënyrë që të bëjmë një verifikim të vetvetes.

Kemi një problem ne, që unë e shtroj këtu, do e shtroj kudo.

Me të drejtë për garën tonë, garuesit shtrojnë si problem listën.

Absolutisht u garantoj se ato lista nuk synon kush të manipulojë me lista, listat kanë pasaktësi sepse njerëzit lëvizin, njerëzit ikin", tha Berisha.

Lini një Përgjigje