
Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të dalë në debat publik me kryedemokratin Sali Berisha.
“Po deshi le të dalë me mua, se unë kam qejf ta ha të gjallë”, u shpreh Tomor Alizoti.
Deputeti demokrat iu drejtua socialistëve, referuar Ramës, duke thënë që “ai e ka në gjenetikë, e ka të trashëguar që i ha shokët e vet, do ju hajë edhe juve”.
“Ka edhe një lloj xhelozie ndërmjet dashurisë se meje me doktorin, që kam thënë hajde doktor se të kanë frikë. Doktor, të kanë frikë, doktor. Kështu që çuni i Kristaqit të mos bëjë monolog, po hajde përballu. Megjithëse ai nuk hahet, atë mund ta hajë ky i Elbasanit mister bifteku po ti hedhë pak kripën e Nustretit që ka ngrënë në Dubai”, u shpreh Alizoti.
Lini një Përgjigje