
Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë mitingut elektoral në Kurbin, tha se për të votuar kundër Edi Ramës në 11 maj, do të vijnë 300-400 mijë emigrantë.
Berisha tha se në 11 maj shqiptarët do të çlirojnë Shqipërinë dhe do çelin një kapitull të ri, kapitullin e shqiptarëve dinjitozë, kapitullin e besimit tek Shqipëria, e prosperitetit dhe mirëqenies së tyre, e punësimit.
“Garantoj mësuesit se do paguhen me rrogë minimale 1500 euro. Se nuk do ketë asnjë mesatare apo pengesë. Dyert e universiteteve do jenë të hapura për ju.
Pas përfundimit të studimeve, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore çdo punëdhënësi që punëson të ri.
Një çati për çdo çift të ri, 30 mijë euro grant për të përballuar kredinë e butë për strehim për ju.
Bonus për fëmijën e parë 70 euro.
Bonus për fëmijën e dytë 60 euro.
Pagesë e plotë nga lindja gjer 23 vjeç për fëmijën e tretë”, tha Berisha.
Në këtë kuadër, ai i ka bërë thirrje shqiptarëve që të përcjellin aty ku e meriton Edi Ramën.
“Përveçse janë regjistruar çerek milion prej tyre, tani edhe 300-400 mijë të tjerë po vërshojnë të vijnë të votojnë, ta përcjellim Edi Ramën në banesën e turpit të historisë.
Ta përcjellim atje ku e ka vendim.
Garantoj bizneset se klima më miqësore do krijohet 100 ditët e para për ta. Se energjia do shitet tre herë më lirë, me 6 lekë nga 18. Tarifat e ujit do përgjysmohen. TVSH do zbresë në 15 përqind. Tavanet për tatim fitimin dhe TVSH për bizneset e vogla do rriten në 150 mijë euro”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje