TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2024, 07:39

Kamala Harris u shkruan shqiptarëve 3 ditë para zgjedhjeve: Bashkë do të ndërtojmë të ardhmen!

Shkruar nga Pamfleti
Kamala Harris u shkruan shqiptarëve 3 ditë para zgjedhjeve:
Kamala Harris

Vetëm 2 ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kandidatja demokrate Kamala Harris, i është drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan me një letër të hapur, ku vlerëson kontributin e tyrë të çmuar.

Harris thekson se qëndresa e komunitetit shqiptar vazhdon t’i frymëzojë të gjithë.

“Shqiptarët në Amerikë kanë dhënë kontribute të çmuara për kombin tonë për gjenerata të tëra, duke treguar një angazhim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe përpjekjes për liri. Janë qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe qëndresa e komunitetit shqiptar amerikan vazhdon të na frymëzojë të gjithëve”, nis letrën e saj Harris.

Kandidatja presidenciale, vlerëson kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan, nga pronarët e bizneseve të vogla, profesionistët në mjekësi, ligj apo shërbim publik, duke theksuar se kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin ekonomik lokal.

“Shqiptarët kanë kontribuar në mënyrë të thellë në strukturën e kombit tonë, duke pasuruar komunitetet me shpirtin e tyre sipërmarrës, vlerat e forta familjare dhe angazhimin e thellë ndaj edukimit dhe angazhimit qytetar. Nga pronarët e bizneseve të vogla deri te profesionistët në mjekësi, ligj dhe shërbimin publik, shqiptaro amerikanët kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave në të gjithë vendin”, shkruan ajo.

Harris konfirmon partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke e konsideruar vendin tonë si partner të qëndrueshëm të NATO dhe si një vend që promovon stabilitet në rajon.

“Shqipëria është një aleat i qëndrueshëm i NATO-s, dhe jam mirënjohës për Shqipërinë për promovimin e stabilitetit në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pas invazionit të egër të Rusisë në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë udhëhequr aleatët dhe partnerët evropianë për të mbështetur Pavarësinë dhe sovranitetin historik të Republikës së Kosovës dhe vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike dhe demokratike, plotësisht të integruar në komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar demokratja. 

Kamala Harris u shkruan shqiptarëve 3 ditë para zgjedhjeve:

 

shqiptaret ne shba kamala harris zgjedhjet ne shba

Lini një Përgjigje