
Deputeti Tritan Shehu është përfshirë në një debat me drejtuesen e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodhelin.
Pas përgjigjeve që kandidatja për Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në shtetin e Izraelit, Meri Kumbe, u dha fjala deputetëve të Komisionit në këtë seancë dëgjimore.
Deputeti i PD, Tritan Shehu ndërhyri duke thënë se nuk mori përgjigje për pyetjen e tij.
Më herët Shehu e pyeti Kumben nëse Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, por kandidatja nuk e ka dha një përgjigje.
Pas replikës së Shehut, ka reaguar drejtuesja e Komisionit, Mimi Kodheli, e cila i tha Kumbes që i sugjeronte të mos përgjigjej.
Debati:
Shehu: Shoh shumë pak nga njerëz që përfaqësojnë diplomacinë. Do të bëhet ambasadorë, ndaj punon dhe bën karrierën diplomatike. Në këtë mënyrë keni andikapuar karrierën diplomatike. Ju duke marrë majën e ambasadorëve nga individë që nuk lidhen dhe nuk janë pjesë e diplomacisë, ju shkatërroni Diplomacinë. Pse mos të ketë pjesë nga brenda vendit, që janë pjesë e diplomacisë. Kjo të bën realisht që ta shohësh me skepticizëm këtë proces.
Pyetja ime është politike, jemi në komision, pyetja ime ishte e qartë, ka një përmbajtje të thellë politike dhe shpreh pozicionin politik të ambasadores. Xhaketa e ambasadores sonë është thellësisht politike.
Mimi Kodheli: Ju ftoj të mos i përgjigjeni pyetjes.
Shehu: Unë pres përgjigje në çdo moment, dua përgjigje ndryshe është e kotë të vijohet kjo mbledhje. Si struci fusni kokën.
Kodheli: Edhe unë jam në të drejtën time që të bëj komente. Ju keni ngel në klasë, mbani shënime. Vetëm protagonistin mos e bëni.
Lini një Përgjigje