Politike15 Prill 2024, 11:34

Kandidatura për eurodeputet, media greke: Kyriakos Mitsotakis përmbysje të minutës së fundit për Belerin

Shkruar nga Pamfleti
Kandidatura për eurodeputet, media greke: Kyriakos Mitsotakis
Kyriakos Mitsotakis dhe Beleri

Media greke “Kathimerini” ka publikuar një artikull ditën e sotme sipas të cilit, Fredi Beleri do të jetë kandidat për eurodeputet me partinë “Demokracia e Re” të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Sipas artikullit të medias greke, gjatë gjithë javës së kaluar, kjo media shkruante se çështja e Fredi Belerit nuk është mbyllur përfundimisht dhe se është e hapur deri në fund, pavarësisht informacioneve për të kundërtën.

“Deri në mëngjesin e sotëm, 41 nga 42 pozicionet ishin bllokuar, ku e vetmja çështje pezull ishte ajo e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri. Pritet që zyrtarizimi i emrit të tij të bëhet pasdite”, thuhet ndër të tjera në median greke.

Kujtojmë se pak ditë më parë djali dhe vëllai i Fredi Belerit ishin në Megaros Maximos, duke diskutuar për opsionet e disponueshme, ndërsa morën pjesë edhe në konferencën e partisë “Demokracia e Re”, fundjavën e kaluar.

Kryeministrit i janë bërë që në fillim dy propozime të kundërta: njëri të përfshijë Belerin, i cili preferohet nga publiku i djathtë, tjetri që Greqia të mos rrezikojë ta kthejë në një çështje evropiane, si p.sh. përfshirjen e një kryebashkiaku të dënuar në Shqipëri.

Mitsotakis kishte shqetësime të forta që në fillim, por duke parë rrjedhjet e partisë së tij, dhe ai kishte filluar të mendonte seriozisht për përfshirjen e Belerit. Megjithatë, duket se ditët e fundit faktet po ndryshojnë sërish, këtë herë nga e kundërta.

kyriakos mitsotakis beleri eurodeputet greqia