Politike15 Prill 2024, 11:18

Skandali në Urgjencën e QSUT, deputetja e PD thërret në Komision ministren Koçiu

Shkruar nga Pamfleti

Skandali në Urgjencën e QSUT, deputetja e PD thërret në

Në orën 11:00, në Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ministrja e linjës Albana Koçiu do të paraqitet për të dhënë sqarime në lidhje me Urgjencën e QSUT-së e cilës është jashtë funksionit që nga 11 shkurti, kur ra zjarr në katin -1 të godinës së Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja demokrate Zheni Gjergji është shprehur se Koçiu do t’u përgjigjet pyetjeve të saj rreth kësaj situate të paprecedentë.

Në orën 11 në Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Zj Albana Koçiu do ti përgjigjet pyetjeve rreth skandalit të mosfunksionimit të Urgjencës Polivalente në QSUT, e cila ka mbi 2 muaj jashtë funksionit pas një zjarri të rënë në katin -1 të godinës së Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme.

Në këtë situatë të paprecedentë, në mungesë transparence, përgjegjëshmërie dhe mungesë llogaridhënie të qeverisë, në përmbushje të detyrës sime si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të nenit 80, pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 90 dhe pikës 1 të nenit 93 të Rregullores së Kuvendit, parashtroj këtë kërkesë me pyetje për Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Znj. Albana Koçiu dhe kërkoj që përgjigjen e kësaj kërkese ta marrë pranë Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë për sa vijon:

Duke iu falenderuar për bashkëpunimin.