Deptuetët demokratë po pengojnë nisjen e seancës plenare teksa janë ulur në karriget e ministrave të qeverisë.
Salla është kthyer në kaos ndërsa një moment deputeti Klevis Balliu është filmuar duke tentuat të hipë mbi tavolinë për të kaluar në vendin e ministrave, por një prej gardistëve e tërheq duke mos e lënë të kalojë.
Në mes të tensioneve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të larta, duke akuzuar mazhorancën dhe duke thirrur: “Çojeni në burg Belinda Ballukun”.
Veprimi i deputetëve të opozitës u konsiderua si një akt proteste ndaj qeverisë, ndërsa përfaqësues të mazhorancës e cilësuan situatën si pengim të punimeve normale të Kuvendit.
Lini një Përgjigje