TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 09:46

Rama lë pas hallet e Shqipërisë, niset drejt Hagës: Drejtësia ndërkombëtare ka lënë kokrrën e namit

Shkruar nga Pamfleti
Rama lë pas hallet e Shqipërisë, niset drejt Hagës:
Edi Rama

Ditën e sotme, 18 dhjetor, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh në rrjetet sociale, pak para se të takojë në Hagë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Teksa ka hedhur pas krahëve problemet e mazhorancës me SPAK, Rama ka sulmuar Hagën dhe thotë se drejtësia ndërkombëtare ka lënë kokrrën e namit.

“Ajo lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve e të drejtave të njeriut, të normave janë në fakt e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë, ku ende pa u dënuar, një president i zgjedhur demokratikisht nga populli sëbashku me tre bashkëluftëtarë, mbahen mbyllur. Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe parada e dëshimtarëve qesharakë të sjellë në sallën e drejtësisë si dhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes, pritet vendimi”, deklaroi kryeministri.

“Dua shumë të besoj se e drejta do të fitojë, që është e drejta e bekuar përjetësisht me gjakun e heronjve, martirëve me dhimbjet e patregueshme të nënave, motrave, grave e vajzave të përdhunuara e të sakatuara, gjatë një periudhe nga më të zymtat, për vetë Europën, në zemër të Europës.”, shtoi Rama.

Në reagim e tij Rama foli edhe për samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe theksoi se ishte i suksesshëm, për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Kam mbajtur qëndrimin tim troç, drejt, pa dorashka, sepse siç ua kam thënë miqve dhe kolegëve të BE, unë them atë që mendoj dhe bëj pastaj atë që thonë ata, në sensin që ne detyrat s shtëpisë i bëjmë në mënyrë korrekte. Hapja e grupkapitujve është për ne inkurajim. Kam përsëritur qëndrimin tim që Komisioni Europian t’i qëndrojnë marrëveshjes për t’i mbyllur negociatat brenda vitit 2027, se ju e dini si janë këta, ndonjëherë i ikin marrëveshjeve, kam theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar dhe kam theksuar se ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në atë që këta kanë dëshirë dhe zakon t’i përmbledhin te “lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, por është shumë më tepër se kaq. Dhe më vjen jashtëzakonisht mirë t’iu them që edhe një herë tjetër, pa modesti, ju kam nderuar.”, tha Rama.

drejtësia ndërkombëtare ka lënë kokrrën e namit rama

Lini një Përgjigje