Politike 6 Dhjetor 2023, 16:37

Kaosi në Kuvend, “Etika” përjashton me 10 ditë Berishën së bashku me 5 deputetë

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, “Etika” përjashton me 10 ditë

Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për të përjashtuar për 10 ditë Sali Berishën së bashku me 5 deputetë të tij, për shkak të kaosit që shkaktuan në seancën e fundit plenare.

Mësohet se 5 deputetët e përjashtuar janë Gazment Bardhi, Edi Paloka, Albana Vokshi, Elda Hoti dhe Flamur Noka. Këto 5 deputetë së bashku me Berishën, nuk do të mund të jenë në seancë ditën e nesërme kur votohet nen për nen buxheti.

Kujtojmë se ky vendim erdhi pas kërkesës së Partia Socialiste për përjashtimin e Sali Berishës, Gazment Bardhit dhe 4 deputetëve Flamur Noka, Albana Vokshit, Elda Hotit dhe Edi Palokës për shkak të kaosit në seancën e shkuar plenare 4 dhjetor.

Në kërkesën e firmosur nga 7 deputetë të PS thuhej se Sali Berisha zaptoi foltoren, Bardhi ofendoi deputetin socialist Petro Koçin, Edi Paloka tentoi ta godiste atë, ndërsa Flamur Noka i ndihmuar nga dy deputetet Vokshi e Hoti ndezi flakadanëve, njërin prej të cilëve e hodhi në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla.

kuvendi kaosi