
Gjatë qëndrimit në qytetin e Shkodrës, kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste, ku dhe komentoi veprimet e deputetëve të “Foltores”.
Në seancat e fundit plenare, në vend të diskutimeve për shqetësimet dhe nevojat e komuniteti që i ka zgjedhur, shohin si alternativë rrugën e zhurmës, kaosit, djegies së flakadanëve deri në konfrontime fizike me kolegët e tyre socialistë.
Sipas Ramës, këto janë veprime, të cilat i bëjnë njerëzit kur humbin kontrollin mbi veten. Ai tha se këto akte i bëjë ata persona, të cilët kanë probleme me drejtësinë dhe nuk u intereson halli i atyre që i kanë votuar.
“Në parlament është një hall tjetër shumë i madh i dikujt, thonë, por nuk është vetëm njëri, por janë disa që kanë probleme me drejtësinë dhe që e kanë marrë peng parlamentin me akte që zakonisht i bëjnë njerëzit kur dalin nga kontrolli”, tha ai.
Lini një Përgjigje