Politike25 Maj 2023, 22:01

Kaosi në PD/ Berisha sulmon Bashën dhe tenton të afrojë Bardhin, i shtrin dorën e bashkëpunimit

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në PD/ Berisha sulmon Bashën dhe tenton të afrojë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Lulzim Bashën, pas sinjaleve se ky i fundit mund të rikthehet si kryetar i PD. Basha një ditë më parë pati takime me një grup të rinjsh dhe dha sinjale se do të tentojë të rikthehet aty ku ishte. Berisha e ka sulmuar ashpër sot në një intervistë. Sipas tij, Basha është vegël e Ramës dhe prandaj kërkon rikthimin.

Ai është një vegël e Ramës dhe kaq. Atë do e përdorë 100 për qind. Por le ta përdorë sa të dojë se është histori tjetër. Unë kam fokus mbrojtjen e votës dhe jo Bashën. Ai është me Ramën, nuk ka diskutim. Unë do punoj fort për t’i dhënë përgjigjen e merituar Ramës për të gjitha këto. Për industrinë e blerjes së votës. Për makinerinë e frikësimit të qytetarëve”, tha ai.

Por për herë të parë, Berisha u duk i gatshëm të negociojë me Gazmet Bardhin. Ai u pyet në studio mbi një deklaratë që bëri Bardhi në një emision që të gjithë të lënë pas konfliktin dhe të negociojnë. Berisha u duk shumë i butë me Bardhin dhe u shpreh se është gati të flasë.

Unë mbetem i hapur dhe për të diskutuar mbi vendimet më të mira për bashkimin e PD. Nuk kam asnjë të dhënë që njëri prej tyre ka punuar kundër kandidatëve të Primareve. Unë kam vlerësimin tim pozitiv.  Nuk them se ka negociata dhe mund të negociohet me ta. Jemi të hapur për të ndërmarrë një proces që është interesi më i mirë për opozitën dhe i vendit”, tha ai.

Berisha deklaroi se nuk negocion vetëm me Bashën dhe Alibeajn, por është gati të flasë me të gjithë të tjerët.

berisha basha bardhi