Politike25 Korrik 2023, 09:54

Kapterri bën haremin; RTSH thellon krizën

Shkruar nga Pamfleti
Kapterri bën haremin; RTSH thellon krizën
Kapterri bën haremin; RTSH thellon krizën

 

Kapterri ka mësuar se pushteti të bën të ndihesh edhe seksi, prandaj, pas riciklimit nga Rama, po shfryn me kënaqësi çdo dëshirë që i është privuar në rini...

Paturpësia dhe arroganca është shtrirë në çdo qelizë të këtij pushteti, aq sa tanimë është e vështirë të thuash e të dallosh se nga duhet nisur për të tentuar rikthimin në normalitet. Aq larg kanë shkuar skandalet sa edhe shpresa te SPAK, tek drejtësia e re apo ajo e vjetër, po shuhet.

Sepse ndërkohë që temperaturat rriten e kapin rekorde, ndërkohë që urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK parashikohet të shtohen edhe bashkë me to edhe skandalet që do të zbulohen, në një cep të Tiranës, një ish-kapter që dikur Edi Rama i sekuestroi 1 milion euro të fituara me mashtrim, ka ngritur në zyrat e shtetit, Haremin e vet.

Nëse deri pak muaj më parë RTSH përbënte lajm prej bëmave të Leka Bungos dhe çudirave që ai vendoste dhe firmoste, sot i është vënë kapaku edhe me haremin që Alfred Peza ka ndërtuar me firmë e me vulë.

 

Kapterri bën haremin; RTSH thellon krizën

 

Ish-kapteri, zyrtarisht i dy grave - njëra aktuale e tjetra ish - me të cilat thonë që është ngopur e nuk i sheh më me sy, i ka kërkuar Bordit Drejtues t’i miratojë "bashkëpunëtoret" e reja, me të cilat pretendon të bëjë televizion... Tanimë kufijtë kanë kaluar çdo imagjinatë. Nuk bëhet më fjalë për shkarkime, sjellje arrogante dhe ulërima nëpër korridoret e RTSH-së. Alfredi e ka kaluar këtë fazë.

Pasi hoqi nga puna me dhjetëra persona kyç, duke shkelur çdo ligj dhe rregullore, tani po mbush radhët e drejtorëve me mikeshat e veta të zemrës, historitë me të cilat i njeh i madh e i vogël.

Një tip si kapter Peza nuk di ndryshe. Ai as nuk njeh dhe as nuk ka takat të punojë me profesionistë. Kapteri ka mësuar se pushteti të bën të ndihesh edhe seksi, prandaj, pas riciklimit nga Rama, po shfryn me kënaqësi çdo dëshirë që i është privuar në rini.

Në letrën e fundit që ka firmosur kapteri thuhet se Nëndrejtoreshë e Përgjithshme e RTSh do të jetë Blerta Tafani. Lidhjen me bionden famëmadhe për bëmat seksuale dhe jo vetëm, Alfredo është munduar ta justifikojë me miqësinë që ka me bashkëshortin e saj. Ama, punonjësit e RTSH kanë parë e dëgjuar mjaftueshëm përmes mureve të zyrës së kapterit , që gafurret gjithë ditën si "gjeli majë plehut" sa për të vërtetuar që kjo lidhje nuk është kaq e pafajshme.

Folësja e lajmeve në TVSH ka qenë gjithmonë ambicioze dhe drejtorët që ikin e vijnë aty e dinë mirë këtë.

Sikur të mos mjaftonte Blerta, Alfredo i ka premtuar e bërë fakt një vend të mirë pune edhe "mikeshës" që i ka mbajtur në këmbë portalin e vet të mjerë (dhe jo vetëm), Bora Xhanija. Për Shërbimet shumëdimensionale të kryera, Bora do të jetë Drejtore Programacioni. Ndërsa një tjetër Blerta (Gjermeni), do të jetë ajo që vulos lajmet dhe emisionet tematike.

Pra, pozicionet kyçe në RTSH. Dorë të lirë, Alfredua ka pasur edhe për kabinetin e vet këshillues ku ka ricikluar gjithe pasionet e hershme, me të cilat ka ndarë ditë të mira e të vështira. 

Pas këtyre emërimeve, situata në RTSH mund të merret lehtë me mend. Punonjësit torturohen nga ‘zonjëzat’ e Alfredos ndërsa drejtori sa herë i duhet, shfryn hormonet e mbledhura dhimbshëm përgjatë viteve që ishte i përjashtuar nga tepsia e pushtetit.

Në RTSH, haremi është vënë në punë me kohë të plotë dhe që projektet të shkojnë tamam mbarë, kapteri fton herë pas here edhe Leka Bungon, pavarësisht merakut që, për shkak të moshës edhe mund t’i rrezikohet shëndeti.

Qejf dhe punë, e ka filozofinë kapteri, i cili ndërkohë që fryhet e shfryhet me mikeshat-drejtoresha, ka bërë gati letrat për të fshirë çdo kontratë e gazetar që mban në këmbë transmetimin, me premtimin që në shtator do ta nisë nga zero me haremin e vet, me të gjithë njerëzit anonimë që ka filluar të mbledhë lart e poshtë dhe me gjithë dështimet që historia e karrierës së tij, personale dhe profesionale, dëshmon./Pamfleti

alfred peza haremi rtsh kriza