TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 21:54

“Ke parë film sot në drekë?”, Ulsi Manja ngre tonet me analistin: Nuk ka pasur polici në Parlament!

Shkruar nga Pamfleti

“Ke parë film sot në drekë?”, Ulsi Manja ngre tonet

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe analisti Arion Sulo janë përfshirë në një debat në emisionin “Top Story”.

Shkak u bë ndërhyrja e Sulos për përplasjet sot në Kuvend, ku Maja iu drejtua duke i thënë “Ke parë ndonjë film sot në drekë? Nuk ka pasur polici në Parlament”. Sipas tij policia ka qenë jashtë traut.

Pas kësaj deklarate nga ministri, analisti tha se Shqipëria nuk është gati për negociatat me BE-në.

Pjesë nga debati në studio:

Manja: E dini ju që në procesin screening ka shkëlqyer organet e drejtësisë? Kush është pa integritet këtu?

Sulo: Ndërhyrja e policisë sot në Kuvend…

Manja: Ke parë ndonjë film sot në drekë?

Sulo: Ky është përdorimi i shtetit… ndaj ju nuk jeni gati për negociatat. Po mohove policinë sot në Parlament… Grada është në konflikt me policinë dhe thotë ‘kush e solli policinë?’

Manja: Çfarë përfiton Shqipëria? 922 milion euro, një pjesë grant dhe një pjesë kredi e butë. Këto nuk janë premtime.

Lini një Përgjigje