TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2025, 21:14

Këlliçi tregon strategjinë: Do nxjerrim me emër e mbiemër të gjithë patronazhistët e PS

Shkruar nga Pamfleti

Këlliçi tregon strategjinë: Do nxjerrim me emër e

Belind Këlliçi prezantoi për herë të parë një nga strategjitë që ajo ka parashikuar gjatë këtyre viteve për të shkatërruar në një mënyrë atë që PD e cilëson si makinerinë elektorale të patronazhistëve.

Këlliçi zbuloi se do të përgatitet një portal ku do të shfaqen me emër e mbiemër të gjithë patronazhistët, pjesa më e madhe e të cilëve e kanë një vend pune në shtet dhe nuk shkojnë asnjëherë, pasi misioni i vetëm i tyre është që të mbledhin 20 vota në ditën e zgjedhjeve.

Do të nxjerrim emrat e të gjithëve. Do të bëjmë një portal për një mur turpi për patronazhistët. Nuk ka administrator që nuk është kthyer në patronazhist. Do nxjerrim një mur turpi për spiunët dylekësha që thonë me kë e pi kafen ky, kë takon ky. Do të duhet të goditet demaskimi publik i çdo identiteti të këtyre njerëzve që shkojnë në punë për të garantuar 20 vota për PS ditën e zgjedhjeve.”, tha Këlliçi në A2 CNN.

Lini një Përgjigje