Pas tensioneve sot në seancë plenare, pritet të ketë edhe nesër përplasje në Kuvend.
PS ka kërkuar masa ndëshkimore për 29 deputetë. Por interesantja është se Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikë do të mblidhet nesër, 1 orë para Këshillit të Mandateve, ku do të diskutohet mbi kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut.
Por në listën me 29 emra që PS ka kërkuar të përjashtohen janë dhe disa anëtarë të Këshillit të Mandateve. Ata janë Elda Hoti, Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi dhe Saimir Korreshi. Përjashtimi i tyre pritet të shkaktojë tensione me PD, pasi ata nuk do të lejohen më pas në Këshillin e Mandateve.
Ndërkohë mësohet se sa i takon seancës nesër në Këshill, prokurori i çështjes Dritan Prençi pritet që të shoqërohet nga kreu i ri i SPAK, Klodian Braho dhe prokurorja Dorina Bejko.
Lini një Përgjigje