
Klodjan Braho pritet të marrë zyrtarisht detyrën si kryeprokuror i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në një ceremoni që, sipas ligjit, drejtohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP). Megjithatë, ceremonia është shtyrë për ditën e hënë, pasi sipas gazetares Anila Hoxha, anëtarët e KLP-së ndodhen aktualisht në një vizitë zyrtare në Spanjë.
Kujtojmë se Braho u zgjodh kryeprokuror i ri i SPAK më 11 dhjetor, gjatë mbledhjes së KLP-së të zhvilluar në prani të përfaqësive diplomatike. Ai u votua me 7 vota pro nga anëtarët e Këshillit, duke marrë besimin për të drejtuar institucionin kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ceremonia e betimit e cila do të zhvillohet të hënën, do të shënojë zyrtarisht nisjen e mandatit të Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme.
Lini një Përgjigje