TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2026, 14:13

“Kërkohet më shumë kohë”/ Përplasja Rama-SPAK, Kushtetuesja mban pezull vendimin

Shkruar nga Pamfleti
“Kërkohet më shumë kohë”/ Përplasja
Edi Rama në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese duket se do të shtyjë për javën e ardhshme shpalljen e një vendimi lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Në mbledhjen e sotme, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë mundur të marrin një vendim, pasi disa prej anëtarëve kanë kërkuar më shumë kohë në dispozicion për të analizuar ccështjen.

Kjo do të thotë se edhe në ditët në vijim, Kushtetuesja nuk do të arrijë të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencës mes Qeverisë në njërën anë dhe SPAK/GJKKO në anën tjetër.

Ditën e enjte disa nga anëtarët e Kushtetueses do të zhvillojnë një vizitë zyrtare jashtë vendit, ccka duket se shpallja e një vendimi lidhur me ankimin e Kryeministrit do të jepet, në rastin më të mirë, javën e ardhshme.

Kushtetuesja zhvilloi një seancë të hapur mbi ankesën e Kryeministrit më 22 janar dhe brenda 30 ditësh ka afatin për shpalljen e një vendimi. Por duke qenë një ccështje me interes publik, shpresohej se Gjykata do të jepte një vendim më shpejt se ai që parashikohet në afatet ligjore.

Kryeministri Edi Rama iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një ankim, pasi GJKKO pranoi një kërkesë të SPAK për të pezulluar nga detyrat qeveritare Belinda Ballukun. Fillimisht Kushtetuesja vendosi të pezullojë zbatimin e vendimit të GJKKO-së, duke lënë kështu në detyrën e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballukun, ndërsa e kaloi ccështjen për shqyrtim në seancë publike.

Qeveria dhe Kuvendi pretendojnë se SPAK dhe GJKKO nuk mund të pezullojnë nga detyra anëtarët e kabinetit qeveritar pa marrë më parë autorizim, pasi ministrat gëzojnë imunitet njëlloj si deputetët.

Në anën tjetër SPAK pretendon se autorizimi merret vetëm në rastet kur kërkohet arrestimi i një ministri apo deputeti. Sipas prokurorisë, në këtë çështje nuk konstatohet konflikt kompetencash dhe mungon një çështje kushtetuese reale që të justifikojë ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese.

SPAK thekson se nuk mund të pretendohet konflikt kompetencash mes GJKKO-së dhe Kryeministrit.

 

 

 

 

kushtetuese rama spak

1 Komente

  1. F
    FRIDENS

    Pa shtylle kurrizore si gjithmone keta.....

    Lini një Përgjigje