TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2024, 13:39

Kërkoi ngritjen e një Komisoni parlamentar për fëmijët, Konferenca e Kryetarëve rrëzon Alibeajn

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi ngritjen e një Komisoni parlamentar për

Debate të forta kanë shoqëruar mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve në Kuvend.  

Enkelejd Alibeaj ka bërë një propozim në mbledhjen e sotme, për ngritjen e një Komision Parlamentar johetimor për çështjet dhe problematikat e fëmijëve.

Kjo kishte të bënte me një strategji kombëtare për fëmijët në vendin tonë.

Por ky propozim është rrëzuar nga kolegët e tij në këtë mbledhje.

Kujtojmë se mbledhja është shoqëruara këtë të mërkurë me tensione të forta mes demokrates Ina Zhupa dhe socialistes Elisa Spiropali, përplasje që theksin e kishte te opinioni i Komisionit të Venecias, në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Debatet vijuan për interpelancën e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Rama, megjithatë debati do të zhvendoset ditën e nesërme në seancën plenare.

konferenca e kryetareve

Lini një Përgjigje