TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2023, 17:17

Kërkuan përjashtimin e Elisa Spiropalit për 10 ditë nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD

Shkruar nga Pamfleti

Kërkuan përjashtimin e Elisa Spiropalit për 10 ditë nga

Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të PD-së për përjashtimin 10-ditor të ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën shqyrtoi sot kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për “marrje mase disiplinore ndaj ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali”.

Grupi Parlamentar i PD-së pretendonte se kishte konstatuar sjellje joparlamentare nga deputetja Spiropali, gjatë seancës së fundit plenare.

Pas shqyrtimit, Sekretariati vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Gjithashtu, Sekretariati shqyrtoi edhe kërkesën e deputetit Gazment Bardhi, i cili kërkon anulimin e votimeve të kryera në seancën plenare të datës 23.02.2023, të cilën sekretariati e rrëzoi me shumicë votash.

etika rrëzon kërkesën e pd-së

Lini një Përgjigje